kërkimi


Etiketat Adresa IP x Access recovery x Digital evidence x

Aktivizo mbrojtjen DDoS


Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service – Mohim për ofrim shërbimi), kanë si synim ta “mbysë” serverin me një numër të madh të kërkesave për akses të automatizuar dhe vijnë nga një mori adresash IP, për ta bërë faqen ueb të padisponueshme. Për të parandaluar çaktivizimin e faqes për shkak të sulmit DDoS, duhet të aktivizohet mbrojtja DDoS .

Shërbimi më i zakonshëm i mbrojtjes DDoS është

Cloudflare

, që ofron opsione falas por të kufizuara, por ka edhe të tjera si

Deflect

, shërbimet e së cilës përdoren nga shuma media, organizata mjedisore dhe të të drejtave të njeriut. Edhe Google ofron mbrojtje DDoS falas nëpërmjet

Project Shield

, që synohet për faqet e lajmeve, të të drejtave të njeriut, dhe monitorimit të zgjedhjeve.

Gabim Server DDoS Adresa IP

Rrjeti TOR dhe VPN

Interneti zakonisht ofron një ndjesi të rreme anonimati, ndërkohë ekziston vetëm pseudo-anonimati për pjesën më të madhe të përdoruesve. Pothuajse të gjithë janë të identifikueshëm në internet nga adresa IP e tyre, identifikues unik që caktohet nga ofruesi i shërbimit të internetit (ISP).

Gjithsesi, ka mjete që mund të ndihmojnë në fshehjen e adresës aktuale IP duke ofruar kështu një tjetër shtresë mbrojtjeje për identitetin në internet. Kjo mund të arrihet me përdorimin e shërbimeve Shfletuesit Tor (Tor Browser) ose Rrjetit Virtual Privat (Virtual Private Network - VPN).

Shfletuesi Tor (Tor Browser) është një softuer pa pagesë dhe me burim të hapur i përshtatur për të punuar me rrjetin Tor, i bazuar në Mozilla Firefox, i cili kripton trafikun e shfletimit dhe ofron një identitet të ri, d.m.th. një adresë të re IP. Është veçanërisht i dobishëm për të hyrë në faqe ueb që janë të bllokuara në rrjet. Gjithsesi, ai ka disa të meta, pasi rrjeti Tor ofron shpejtësi përgjithësisht të ngadaltë në internetit dhe identiteti i përdoruesve mund të ekspozohet nëse ata nuk e përdorin siç duhet Shfletuesin Tor .

Rrjeti Virtual Privat (VPN) është shërbim që u mundëson përdoruesve të lidhen me internetin publik përmes një rrjeti privat, duke siguruar një tjetër shtresë të kriptuar privatësie dhe duke maskuar adresën IP aktuale të përdoruesve. Ka shumë ofrues VPN, por përdoruesit duhet të kenë parasysh dhe të jenë të ndërgjegjshëm për aspektet e mundshme të sigurisë si:

  • Juridiksioni, d.m.th. në cilin vend e ka qendrën kompania që ofron shërbime VPN. Në përgjithësi duhet të shmangen vendet që janë anëtarë të aleancës së mbikëqyrjes masive “Five Eyes” (SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Zelanda e Re, Australia);

  • Nuk ka politikë për skedarë regjistrimi të aktivitetit (logfile), që do të thotë se ofruesi VPN nuk regjistron trafikun e internetit të bërë përmes rrjetit të tyre;

  • Kryhen rregullisht kontrolle të pavarura të sigurisë, të cilat dokumentohen zakonisht në faqen e internetit të ofruesit të VPN;

  • Çmimi - disa shërbime VPN janë mjaft të kushtueshme, por duhet treguar kujdes nga aplikacionet VPN “plotësisht falas”, pasi biznesin ata e bazojnë pothuajse me siguri të plotë në gjurmimin e përdoruesve. Gjithsesi, disa ofrues shërbimesh me pagesë ofrojnë edhe opsione falas por me mundësi të kufizuara, të tilla si shpejtësi më të ulët dhe një numër më të vogël serverësh.

Adresa IP Higjiena digjitale Shfletuesi Aplikacione Kriptimi Rrjedhje të dhënash Siguria

Kërko skedarët regjistrues të serverit

Për të përcaktuar burimin e mundshëm të problemeve me faqen ueb, mund të jetë me rëndësi të madhe të shohim skedarët regjistrues të serverit. Këta skedarë janë dokumente teksti që ofrojnë informacione të ndryshme për të gjitha aktivitetet në server. Për shembull, mund të shihni adresat IP [IP-ADDRESS] dhe identitetin e pajisjeve që bëjnë një kërkesë në server, orën dhe datën e kërkesës, etj., të cilat të gjitha mund të jenë vendimtare për trajtimin e një incidenti kibernetik.

Mund të kërkojmë skedarët regjistrues për një kuadër të caktuar kohor nga administratori i sistemit ose nga mbështetja teknike.

Bëj një kallëzim penal

Pasi të marrësh skedarët e regjistrit nga serveri nga të cilët mund të shihet se faqja ueb ishte në shënjestër të një incidenti kibernetik, p.sh. hyrje e paautorizuar, mund të bësh një kallëzim penal në polici ose në prokurori.

Gjatë përgatitjes së kallëzimit ose padisë, së pari duhet bërë një përshkrim i hollësishëm i ngjarjeve gjatë incidentit ashtu siç kanë ndodhur (çfarë sjelljeje ke vënë re me faqen, në çfarë ore, a ka pasur ndonjë ndryshim për të cilin nuk je vënë në dijeni), të jenë përgatitur skedarët regjistrues të serverit dhe informacione të tjera të dobishme, të tilla si foto të aktiviteteve të dyshimta.


Gabim Server Fakte digjitale Sajti Adresa IP Hostim

Puna në distancë

Hyrja tek aplikacionet dhe tek të dhënat që ndodhen fizikisht në sistem (në organizatë, redaksi, etj.) është e mundur, sipas lejeve përkatëse, nga një kompjuter kudo në botë. Në këtë mënyrë lehtësohet ndjeshëm puna, shkurtohet koha e nevojshme për përpunimin e të dhënave dhe mundësohet pjesëmarrja në procesin e punës që bëhet në terren.

Nga pikëpamja e sigurisë, puna në distancë ka të meta serioze. Krijimi i lidhjes mes rrjetit ose serverit në sistem dhe kompjuterit të jashtëm hap mundësinë e sulmeve MitM ( Man in the Middle - Njeriu në mes ). MitM [MitM] është një lloj sulmi teknik në të cilin klienti dhe serveri nuk janë domosdoshmërisht në rrezik, por hakeri përdor të defektet e lidhjes për të hyrë në komunikimin mes tyre dhe për të kryer vjedhjen e të dhënave.

Një mënyrë e sigurt për të punuar në distancë është lidhja nëpërmjet VPN (Rrjetit Virtual Privat). Është shërbim që krijon një tunel të veçantë mes dy kompjuterëve në rrjetin publik, i cili është i kriptuar posaçërisht për mbrojtje. Nga disa lloje rrjetesh private virtuale, më i sigurt është përdorimi i të ashtuquajturit TSL (Transport Layer Security Protocol – Protokolli i Sigurisë së Shtresës së Transportit). Një nga programet më të mira të zbatimit të VPN në nivel organizate është OpenVPN.

Si alternativë,

organizatat jofitimprurëse mund të zgjedhin të përdorin G Suite

, d.m.th. paketën e produktivitetit të Google, e cila përfshin disa instrumente dhe produkte të njohura (Gmail, Google Drive, Google Calendar, etj.). Megjithatë, duhet të theksohet se modeli i biznesit i Google bazohet në profilizimin e përdoruesit dhe analizën e të dhënave personale të mbledhura nga përdoruesit e tij.

Adresa IP Higjiena digjitale Kriptimi

Pikat kritike në sistem

Çdo platformë ka disa pika që janë objektivat më të zakonshme të sulmit. Nëse zhvilluesi i uebit i kushton vëmendje këtyre zonave kur krijon faqen, ai do të ulë ndjeshëm rreziqet për përmbajtjen dhe do të sigurojë akses të lirshëm në të:

  • Formularët e kontaktit, anketat dhe segmentet e tjera të faqes ku vizitorët mund të fusin disa parametra janë sigurisht vendet me rrezikun më të lartë, sepse lejojnë akses të drejtpërdrejtë në sistem. Nëse nuk janë të nevojshme për funksionimin e faqes, rekomandohet që hiqe formulari i kontaktit, ndërkohë anketat të kufizohen në një hyrje për secilën adresë IP. Marrëdhënia ndërvepruese me lexuesit mund të zhvillohet në një hapësirë të veçantë që nuk lidhet drejtpërdrejt me vetë faqen;

  • Edhe baza e të dhënave është një nga pjesët më të rrezikshme të faqes. Duke dërguar kërkesa të palogjikshme dhe komplekse tek baza e të dhënave, kjo e fundit mund të bllokohet, gjë që i pengon lexuesit të hyjnë në faqe. Zgjidhja është të vleftësohet çdo hyrje në bazën e të dhënave rreptësisht dhe të parandalohen pyetjet e paligjshme nëpërmjet URL-së në forma të tjera;

  • Programet falas nga palë të treta që instalohet në një platformë për ta bërë atë më interesante shpesh mund të jetë një tjetër rrezik. Programe të tilla vijnë shpesh në formën e tematikave të ndryshme ose objekteve të tjera që përmirësojnë funksionalitetin dhe pamjen e faqes, por që mund të kenë defekte në kod apo siguri gjë që cenon integritetin e faqes. Prandaj, është e rëndësishme që të përdoren gjithmonë softuer të prodhuar nga burime të besueshme, pra softuer për të cilin ka një numër të mjaftueshëm vlerësimesh pozitive në internet.

Sajti Adresa IP Hostim